Lajmet e fundit

Ndonjëherë pyesim veten se përse disa njerëz shpenzojnë qindra dollarë për të blerë një qen të bukur, veçanërisht të edukuar për t’iu përshtatur preferencave të tyre të sakta.
Njihuni me Luna, një shembull i përsosur për këtë. Imazhet e saj u publikuan nga BittersweetSymphony, i cili me sa duket e shpëtoi Lunën nga rruga, duke u dukur e dobët dhe aspak mirë, transmeton Klan Kosova.
Sipas BittersweetSymphony, Luna nuk është qeni i parë me fat për t’i dhënë një shans të dytë. “Kam shtatë qenë, pesë prej tyre janë nga rrugët”, tha ai.
“Por, vitin e kaluar kisha rreth 25 dhe të gjithë u morën nga njerëz të ndryshëm”.
Nga fotografitë e mëposhtme shihet qartë se si Luna ka ndryshuar, ajo është bërë plotësisht e panjohur nga qeni që u shpëtua nga rruga.







