Lajmet e fundit

“Do ta filloj dietën e humbjes së peshës në Vit të Ri” – kjo është zgjidhja që shumica e njerëzve anembanë botës i japin vetes çdo vit. Për disa njerëz me peshë të duhur, dietat dhe sportet janë një mundësi për të qëndruar të bonifikuar dhe për ta mbajtur trupin e tyre në formë. Por për të tjerët, humbja e peshës është ëndërr e bukur, e cila mund t’ua ndryshojë jetën krejtësisht.
Natyrisht, të gjithë e kemi të qartë që duhet të punojmë shumë për të arritur rezultatin e dëshiruar. Dhe motivimi më i mirë për këtë mund të jenë shembujt e njerëzve të tjerë.
Klan Kosova gjeti disa persona që e ndryshuan veten e tyre edhe përtej njohjes. Veçanërisht u befasuam për të mirë nga fakti se si ndryshuan fytyrat e tyre.







