76-vjeçari që u godit sot nga një veturë në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, është transferuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këto detaje i bëri të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.
“Pas ekzaminimeve me CT, janë konstatuar lëndime në toraks dhe rasti është referuar për trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK!”, tha ai për Klanin.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut.
“Rreth orës 18:25, në rrugën "Ulqini" në Mitrovicën e Jugut, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin”, tha ai.
https://klankosova.tv/aksidentohet-nje-76-vjecar-ne-mitrovice-dergohet-me-urgjence-ne-spital11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.