Lajmet e fundit

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, e ka marrë me sportivitet kalimin e Malcom te Barcelona, pavarësisht se romakët kishin arritur marrëveshje me të paraprakisht.
Kryeqytetasit italianë ishin pajtuar për një shumë 40 milionëshe me Bordeaux për 21 vjeçarin, i cili ishte raportuarr se do të udhëtonte për në Itali që ta finalizonte kontratën.
Megjithatë, pasi që Roma dhe Bordeaux kishin njoftuar për këtë marrëveshje, ishte raportuar se katalunasit do ta prishnin këtë ujdi.
“Nuk jam hidhëruar, më vjen keq se si shkuan gjërat, por nëse vjen dikush atëherë do të vjen edhe një lojtar më i fortë”, ka thënë ai për Sky Sport Italia.
“Duhet ta pyesni [drejtorin sportiv] Monchi-n për këtë”, është përgjigjur ai në pyetjen nëse Roma do të ndërmarrë masa ligjore.