Trajneri i futsallit, Kujtim Morina, ka arritur që të shpallet kampion në shtetin e Sllovenisë me skuadren Dobovec.
Këtë sukses, Morina bashkë me skuadrën e tij e arriti duke mposhtur ekipin Litija 3 me 1 në serinë e finaleve, njofton Klankosova.tv.
Dobovec ditë më parë kishte fituar edhe kupën e shtëtit të Sllovenisë. Ndërkohë Kujtim Morina bashkë me skuadrën e tij Dobovec patën sukseses të jashtzakonshëm edhe në ligën e kampionëve të futsallit.
Ata arritën që të kualifikohen deri në tetëshen e fundit ku u mposhtën nga Barcelona, që është nënkampion e Uefa Fustal Champions Leauge.
Kujtim Morina është trajner i skuadrës se Dobovec që nga viti 2017 kur erdhi nga ekipi kroat Nacional.

●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.