Lajmet e fundit

Liviu Petrache, trajner i një ekipi të rinjsh në Rumani është protagonist i një prej videove më të klikuara në Youtube për momentin. Aty shihet se si ai dhunon brutalisht një nga lojtarët e tij që po qëndron në stol. Ai e godet me shkelm disa herë adoleshentin. Sipas lojtarit, trajneri e rrahu pasi mendonte si ai kishte organizuar shokët e skuadrës për të shkuar në një “fast food”, duke qenë se darka e përgatitur nga kuzhinierët e skuadrës nuk i pëlqente, shkruan Lapsi.al Federata Rumune e Futbollit ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. https://www.youtube.com/watch?v=_8YbJ5WXqJo