Lajmet e fundit

Arlin Ajeti ishte protagonist ditën e djeshme me skuadrën e Krotones, teksa mori një pikë përballë Atalantës së Berishës, gjithashtu edhe duke asistuar tek goli.
Përveç asistimit, ra në sy edhe pozicionimi para linjës së mbrojtjes.
Trajneri Zenga e aktivizoi si mesfushor me tipare mbrojtëse, por edhe për të ndihmuar në krijimin e aksioneve të reja.
Duke parë performancën e mirë të shqiptarit, nuk munguan as lavdërimet pas ndeshjes.
“Gjatë javës ne kërkojmë zgjidhje alternative dhe pozicioni i Ajetit ishte ndër gjërat që kemi provuar. Ai u tregua i gatshëm për të luajtur, për të provuar gjëra të reja dhe gjithashtu asistoi në gol” – deklaroi Zenga.
Këtë intervistë, e ka publikuar edhe vetë Ajeti në faqen e tij në Facebook, duke u ndjerë kështu krenar për fjalët e trajnerit të tij.
