Lajmet e fundit
Trajnerët e dy skuadrave kampione të ligave respektive, Barcelonës dhe Juventusit, pritet të jenë në garë të ngushtë për çmimin më të madh në këtë nivel.

Janë publikuar emrat e trajnerëve që do të jenë në garë për çmimin “Trajneri i vitit”.
Nga dhjetë emrat, spikasin Massimiliano Allegri dhe Luis Enrique, dy trajnerët që në një mënyrë ose në një tjetër dominuan edicionin e shkuar.
Ndarja e çmimit bëhet gjatë ceremonisë së Topit të Artë, që do të mbahet më 11 janar 2016.
Zgjedhja e trajnerit bëhet nga votat e kapitenëve dhe trajnerëve të shteteve që përfaqësohen në FIFA dhe UEFA.
Lista e kandidatëve për trajnerin më të mirë të vitit 2015.
Massimiliano Allegri (Itali / Juventus)
Carlo Ancelotti (Itali / Real Madrid)
Laurent Blanc (Francë / Paris Saint-Germain)
Unai Emery (Spanjë / Sevilla)
Pep Guardiola (Spanjë / Bayern Munich)
Luis Enrique (Spanjë / FC Barcelona)
Jose Mourinho (Portugali / Chelsea)
Jorge Sampaoli (Argjentinë / Kili Përzgjedhja)
Diego Simeone (Argjentinë / Atletico Madrid)
Arsene Wenger (Francë / Arsenal)