Lajmet e fundit
Trajneri i skuadrës Viitorul nga Rumania ka befasuar të gjithë kur i ka larguar mjekët që po trajtonin një lojtar të tij dhe më pas i ka bërtitur atij që të kthehet lojë.

Gheorghe Hagi, trajner i skuadrës Viitorul nga Rumania, mund të jetë një nga më të veçantit në botë.
Kjo pasi zakonisht trajnerët kërkojnë apo reagojnë në ndërhyrje të palejuara ndaj lojtarëve të tyre.
Por jo edhe Hagi. Pas një ndërhyrje nga kundërshtari, një lojtar i tij u rrëzua duke kërkuar asistencën mjekësore.
Kjo duket të mos i ketë pëlqyer trajnerit pasi vrapon drejt tij, largon mjekët që e kanë rrethuar dhe i kërkon që të kthehet në fushë.