Të dielën, Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta ketë përballë Kombëtaren e Suedisë.
Përgatitjet për këtë lojë kanë filluar qysh sot, të dyja skuadrat kanë pasë stërvitjet e tyre të fundit në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, këtë të shtune.
Pos kësaj janë mbajtur edhe dy konferenca nga trajnerët e të dyja kombëtareve. Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Suedisë, Janne Andersson, para mediave ka thënë se Kosova ka lojtarë të mirë që sipas tij janë edhe të shpejtë.
Andersson ka theksuar se nesër do të kenë një ndeshje të vështirë, njofton Klan Kosova.
Kombëtarja e Kosovës ka pesë lojtarë që i mungojnë në lojën e nesërme e cila do të fillojë nga ora 20:45. Deri tani të dyja ekipet nuk kanë deklaruar përbërjen e formacioneve të tyre.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.