Lajmet e fundit
Trajneri i Sevilla e ka lavdëruar brazilianin dhe ka thënë se sulmuesi është gati ta zëvendësojë argjentinasin tek Barcelona

Neymar është i denjë për të qenë pasues i Lionel Messi tek Barcelona, mendon trajneri i Sevilla, Jorge Sampaoli.
Braziliani pati paraqitje të mirë në fitoren 3-0 të katalunasve ndaj Sevilla të mërkurën mbrëma.
Neymar ka shënuar nëntë gola dhe dhuruar 12 asist në këtë edicion të La Liga dhe shihet si zëvendësues i Messi.
"E urova Neymar pas ndeshjes, pasi e cmoj shumë".
"Ai është pasues i denjë i Lionel Messi. Do të bëjë gjëra të mëdha".