Trajneri turk Can Sevim do ta drejtojë ekipin e basketbollit Peja.
Kjo u bë e ditur me anë të një njoftimi nga skuadra pejane.
Sevim konsiderohet njëri nga trajnerët më të mirë të Turqisë, të gjeneratës së re.
Ai ka udhëhequr në të kaluarën ekipe të superligës turke si: Ted Ankara Colleges, Afyon Belediyespor dhe Petkim SK.
Can Sevim ishte shpallur edhe trajner i vitit në Turqi në edicionin 2020/2021.
"Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur turk Can Sevim. Ai konsiderohet si një ndër trajnerët më të mirë turk të gjeneratës së re dhe ka drejtuar skuadra turke si: Ted Ankara Colleges, Afyon Belediyespor dhe Petkim SK, te cilat i ka udhehequr në Superligen Turke. Në sezonen 2020/21 është zgjedhur Trajneri i Vitit në Turqi nga trajnerët e 16 ekipeve turke. Sevim ka filluar punën në krijimin e ekipes së Pejës, të cilët do i bëjmë publike në ditet në vijim dhe do filloj stervitjet në ditët e para të Gushtit".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.