Lajmet e fundit

Trajneri-dentist Heimir Hallgrimsson, i cili ka bërë ishullorët të prekin ëndërrat, duket se ka bërë kësaj here Islandën të gjendet në rolin e Hirushes.
Kjo pasi Hallgrimsson ndërsa ka udhëtuar për në Rusi, ka vënë re se në valixhen e tij nuk ishte kompjuteri i tij nga i cili kishte 20 vjet punë – gjithça që atë e kishte ndihmuar të arrinin në elitën që përfaqëson Kupën e Botës, njofton Klan Kosova.
Kompjuteri i Heimir Hallgrimsson u bë i famshëm pasi në të gjendeshin taktikë, shënime, prezantime për lojtarët dhe tifozët para ndeshjeve.
Sipas medieve të huaja rasti ndodhi kur trajneri kishte lënë kompjuterin në autobusin e gabuar kur skuadra ishte larguar nga hoteli për të arritur në aeroport.
Gabimi u kuptua vetëm kur ekipi mbërriti në Rusi, por fatmirësisht u morën masa.
''Shpresojmë që ky të jetë gabim im i vetëm në Botëror'', – u deklarua Hallgrimsson, duke bërë shaka, njofton Klan Kosova.