Lajmet e fundit

Kryetrajneri i Egjiptit, Hector Cuper, e ka mbrojtur Mohamed Salah-un pasi që Sergio Ramos ka bërë shaka me reagimet pas ndërhyrjes së tij ndaj egjiptianit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ylli i Liverpool-it pësoi një lëndim në shpatull pas duelit me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e vitit të kaluar të kaluar të Ligës së Kampionëve, ndërkaq Ramos së fundi i komentoi reagimet që pasuan pas lëndimit të Salah.
Ramos kishte pohuar se do të vazhdonte të luante për mbretërit, edhe sikur të ishte lënduar.
“Nuk jam mjek, nuk e di nëse Sergio Ramos është mjek, por kemi të bëjmë me një lojtar që luan në finale dhe ka një lëndim”, ka thënë Cuper për reporterët para ndeshjes miqësore me Belgjikën.
“Nuk kam ndonjë dyshim që ai do të luante sikur të mundej, sepse finalja e Ligës së Kampionëve është e jashtëzakonshme”.