Lajmet e fundit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiji, është shprehur optimist para ndeshjes ndaj Inter Turkut, në kuadër të lojës kthyese në Ligën e Konferencës.
Nuhiji ka ftuar tifozët që të vijnë në numër sa më të lartë, derisa shtoi se përveç Ilir Blakçorit, të gjithë lojtarët tjerë janë në dispozicion, njofton Klankosova.tv.
“Kam besim të madh se do ta përmbysim rezultatin, e dimë se nuk do të jetë e lehtë, sepse kundërshtari është i fortë. Ftoj tifozët që të vijnë të na mbështesin dhe në fund të festojmë bashkë. E njohim tani kundërshtarin, kemi mësuar pikët e tyre të dobëta, duhet të jemi më të qetë të barazojmë dhe më pas të kërkojmë golin e avantazhit. Përveç Blakqorit të gjithë janë në dispozicion”, theksoi ai.
Ndryshe, ndeshja zhvillohet nesër në stadiumin "Fadil Vokrri", me fillim nga ora 20:00.