Lajmet e fundit

Situata e qëndrimit të David De Gea në Manchester United mbetet e mjegullt.
Por ka një sinjal se spanjolli do të vazhdojë që të qëndrojë në Old Trafford, shkruan Manchester Evening News, transmeton Klan Kosova.
Është trajneri për portier, Emiliano Alvarez, i cili trajnon De Gean që është konfirmuar se nuk është në mesin e atyre që do të largohen prej skuadrës nga menaxheri Ole Gunnar Solskjaer.
Mbetja e Alvarez te Djajtë e Kuq është shpresë se De Gea do të nënshkruajë kontratën e re.