Lajmet e fundit

Llapi do të përballet me Buduçnostin e Podgoricës, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Për këtë short ka folur edhe trajneri i Budoçnostit, Aleksandar Nedoviq, i cili është shprehur se nuk ka detaje në lidhje me skuadrën e Llapit, transmeton Klankosova.tv.
“Përshtypja e parë është fakti se nuk na pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë, që është një avantazh i madh në këtë periudhë. Derisa ta shikojmë rivalin në detaje, nuk mund të flasim për disa detaje”, tha trajneri Aleksandar Nedoviq për Vijesti.
Nedoviq thekson se nuk do ta nënvlerësojnë skuadrën e Llapit.
“Ne do t'i analizojmë ata derisa të jemi në Zlatibor, do t'i shikojmë të gjitha ndeshjet e tyre, do të monitorojmë nëse janë aktivë në merkato. Sigurisht që Buduçnosti nuk mund të thotë se nuk është favorit, por nuk do ta nënvlerësojmë rivalin, sepse jemi të vetëdijshëm. Buduçnost është një klub i madh, më i madh se Llapi”, shtoi Nedoviq.