Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi klubi gjerman të enjten.
Nagelsmann, 34 vjeç, rezultoi pozitiv pavarësisht se ishte plotësisht i vaksinuar, thuhet një deklaratë e klubit.
Ai udhëtoi në Lisbonë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të UEFA kundër Benficas, por nuk mori pjesë në ndeshjen e së mërkurës mbrëma, e fituar 4-0 nga Bayern.
"Ai po kthehet në Munich veçmas nga ekipi me ambulancë ajrore dhe do të izolohet në shtëpi", theksohet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.
Nagelsmann ka shijuar një fillim të mirë që kur kaloi te kampionët gjermanë nga RB Leipzig në korrik, duke fituar trofeun e tij të parë me fitoren e Superkupës gjermane në gusht.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.