Lajmet e fundit

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, do të detyrohet që të qëndrojë në pankinë në ndeshjen ndaj Milanit këtë të shtunë, pasi që u shpall fajtor për blasfemi.
“Marrë në konsideratë që zotëri Gian Piero Gasperini, trajneri i Atlantës, pas shënimit të golit nga ekipi kundërshtar, u kthye në mënyrë të zemëruar kah bankina e tij, dhe ishte kapur qartë në kamerë duke bërë një shprehje blasfemike, të identifikuar nga leximi i buzëve pa asnjë dyshim të të arsyeshëm, dhe një sjellje e tillë duhet sanksionuar...me diskualifikim një-lojësh”, thuhet në deklaratë nga Liga Italiane.
“Zoti është derr”, kishte thënë ai në humbjen ndaj SPAL.