ADArticle · Billboard Top · Desktop (970×250)970x250
ADArticle · Billboard Top · Mobile (320×100)320x100
Lajme
Tragjike: Balena të ngordhura në plazhin britanez (Video)
Tejet e dhimbshme dhe njëherit tragjike ishin momentet kur banorët dhe turistët e një plazhi në Britani të Madhe panë 3 balena të ngordhura, vetëm ca orë pasi një tjetër e tillë u kap me litar për të mbetur e ngordhur poashtu
24.01.2016 · përditësuar para 3818 dite1 min lexim
Tejet e dhimbshme dhe njëherit tragjike ishin momentet kur banorët dhe turistët e një plazhi në Britani të Madhe panë 3 balena të ngordhura, vetëm ca orë pasi një tjetër e tillë u kap me litar për të mbetur e ngordhur poashtu.
Balenat gjigante, u gjetën në mëngjesin e sotëm në gjirin Lincolndshire përderisa njëra prej tyre bëri një gabim fatal për të notuar në ujërat e cekët të Hunstanton në Norfolk, shkruan Mail Online, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq Institucioni Kombëtar Mbretëror i Varkave të Shpëtimit duke diskutuar për këtë gjendje të krijesave gjigande të gjetura në qytetin bregdetar u shpreh tejet i habitur.
Anëtari i ekuipazhit Skegness, Adam Holmes tha se dicka e tillë është me të vërtetë e trishtueshme përderisa sheh bisha kaq gjigante kaq mahnitëse teksa dalin në sipërfaqe, përcjellë Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=KRqxOPkseh0&feature=youtu.be
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.