Tre persona kanë mbetur të vrarë e një i plagosur këtë të mërkurë në Shkodër.
Gazetari nga Shqipëria, Martin Marku, ka dhënë detaje në lidhje me këtë atentat, i cili tha se viktimë e këtij atentati është edhe Flutura Basha, teksa i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj.
Sipas Markut, Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj, që është në luftë me jetë, ishin kalimtarë rasti gjatë kohës sa dy grupet po gjuheshin me armë mes vete.
“Vetëm pak minuta më parë është gjetur në fshatin Grudë e Re, makina e djegur që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje, ku në brendësi të saj, grupi i ekspertëve kanë arritur të gjejnë dy automatikë që dyshohet të jenë përdorur në këtë atentat”.
Po ashtu, policia ka arritur që të gjejë në automjetin e dy viktimave tre pistoleta dhe një gëzhojë, që dyshohet se viktimat e këtij atentati mund të jenë kundërpërgjigjur. Ka qenë një distancë diku 300 metra, pasi në të dy automjetet, si autorët si viktimat kanë qëlluar me breshëri për 300 metra, duke kryer një masakër në Shkodër”, tha Marku në Edicionin Special në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se atentati ka të bëjë me të shkuarën e familjes Lici dhe disa fiseve të tjera në qytetin e Shkodrës, ku siç tha ai, shkak i kësaj tragjedie mund të jetë hasmëria që mund ta ketë familja Lici dhe familje të tjera “që janë të përfshira në veprimtari të ndryshme kriminale”.
https://www.youtube.com/watch?v=B6cxD8OPyKg
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.