Para pak minutash është gjetur edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit, gruas që dyshohet të ketë bërë vetëvrasje bashkë me tre fëmijët e saj, trupave e të cilëve poashtu janë gjetur.
Në një lidhje direkte nga Shkodra, saktësisht te ura e lumit Buna, gazetarja e “Kosova today”, Alberta Gjini ka treguar se gjatë konfiskimit të telefonit të Ergys Arrazit nga Prokuroria, janë parë mesazhe dhe video me 18-vjeçaren, e cila thuhet se ka hyrë mes çiftit.
“Ka pasur probleme mes çiftit, për këtë kanë qenë në dijeni edhe familjarët. Babai i saj ka thënë se e dinte fundin e kësaj martese. Gjatë konfiskimit të telefonit nga Prokuroria e Shkodrës, janë parë mesazhe dhe video me 18 vjeçaren e cila pretendohet se ka hyrë midis çiftit dhe kjo ka qenë kryesja që ajo ta ketë bërë këtë akt të dhimbshëm. Thuhet se ka pasur mesazhe kërcënuese ndaj Almës”, tha gazetarja Gjini.
Ndiqni videon për më shumë detaje.
https://www.youtube.com/watch?v=GMbvRLZLmjQ
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.