Një raport ekzaminimi që iu bë gëzhojave të një arme me të cilën dyshohet që u krye vrasja e trefishtë në Gllogjan më 2021, e shtyri Gjykatën Themelore të Pejës të mos e shpall aktgjykimin për rastin.
Dokumentin që nuk u administrua si provë, e ka siguruar televizioni.
Në dokument tregohet që u ekzaminuan një fishek e 13 gëzhojat që u gjetën në vendin e quajtur “Gropa Maja e Ruselis” në Bjeshkët e Shtedimit.
Raporti thotë se ato u krahasuan me gëzhojat që u morën në vendngjarje dhe doli që nuk janë të njëjta.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.