Varrimi i Lirim Ruhanit, i cili vdiq tragjikisht në Liqenin e Batllavës do të bëhet nesër më 2 korrik në ora 17:00.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Prapashticë, rruga Naser Hasani.
Trupi i pajetë i 25 vjeçarit u gjet sot pa dy ditë kërkimesh.
Ai dyshohet se kishte rënë në ujë nga një mjet lundrues (anije).
"Dhimbja jonë është e madhe, por kujtimi për Lirimin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona", thuhet në njoftimin e familjes transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/varka-e-coi-ne-thellesi-si-ndodhi-tragjedia-ne-batllave-ku-vdiq-25-vjecari/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.