Lajmet e fundit

Autoritetet maqedonase kanë arritur fatkeqësisht të nxjerrin të pajetë nga lumi Vardari, tre trupa të një familjeje shqiptare, pas aksidentit tragjik të ndodhur sonte në rrugën Rashçe-Saraj në Shkup.
Raportohet se aktualisht kërkimi është duke u vazhduar edhe për gjetjen e trupit të viktimës së katërt, transmeton klankosova.tv.
Nga ky aksident ka arritur të shpëtojë deri tani një pesëvjeçar, të cilin kalimtarët e rastit e gjetën në rrugë pasi dyshohet se nga përplasja e automjetit, ai kishte përfunduar aty.
Sipas mediave maqedonase aksidenti pasoi kur një veturë doli nga rruga dhe u rrokullis në lumin Vardar në të cilën po udhëtonin një familje pesë anëtarëshe.