Komuniteti austriak i futbollit është tronditur nga vdekja e papritur e Alexandra Wimmer, një lojtare e ekipit të femrave të Blau-Weiß Linz.Klubi shprehu ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe shokëve të ekipit të Alexandrës, duke u bashkuar me ta në zi për këtë humbje të pazëvendësueshme.Kjo tragjedi i ka bashkuar edhe rivalët më të egër në fushë. Austria Vienna njoftoi se, në shenjë respekti dhe kujtimi për Alexandrën, skuadra do të dalë në fushën e Linz këtë të diel duke mbajtur shirita të zinj në krahë. /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.