Tre nxënës janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi dy bashkëmoshatarë të tyre hapën zjarr në një shkollë të mesme në pjesën qendrore të Filipineve, njoftoi policia.
Hetuesit besojnë se të dyshuarit, të moshës 14 dhe 15 vjeç, ishin të motivuar nga një "hakmarrje" e lidhur me bullizmin. Njëri prej tyre u arrestua menjëherë pas të shtënave në Shkollën e Mesme Kombëtare San Jose në qytetin Tacloban, ndërsa i dyti u vetëdorëzua më vonë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të dyshuarit ishin të armatosur me një revolver kalibri 38 dhe një pistoletë 9 mm. Kjo e fundit i përkiste një policeje, e cila është e afërme e njërit prej të dyshuarve dhe tashmë ndodhet në paraburgim.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.