Gjykata e Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e përshirë në trafik armësh nga Kosova në Shqipëri.
Armët e zbuluara një çantë brenda një makine të ndalur pranë terminalit të autobusëve në Lundër, kishin ardhur nga Kosova, brenda një autobusi që bënte thuajse përditë linjën Prishtinë-Tiranë, njofton abcnews.al.
Vendimi:
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Blerim Krasniqi
Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Blerim Krasniqi atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Muhamet Krasniqi
Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Muhamet Krasniqi atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Edonis Thaci
Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Edonis Thaci atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Benjamin Shala
Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Benjamin Shala, atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.