Historitë e gjeneruara me inteligjencë artificiale me pemë, perime e kafshë, kanë marrë dhenë.
Këto histori po ndiqen shumë nga njerëzit anë e mbanë botës, ndërsa kjo temë u diskutua në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Eksperti i teknologjisë, Çelik Nimani tha se këto histori kanë të bëjnë më shumë me tema të ndjeshme të shoqërisë, transmeton Klankosova.tv.
“E kanë gjetur këtë metodën me historitë e dashurisë, tradhtisë, disa tema që janë shumë të ndjeshme. Shumica prej këtyre kanë miliona klikime”, tha Nimani.
Ndërsa gazetari, Vullnet Krasniqi tha se videot më të klikuara janë ato më absurdet.
Nga ana tjetër, gazetarja Blerina Shoshi tha se këto video po ndikojnë shumë tek psikologjia e fëmijë.
https://www.youtube.com/watch?v=TpCAFTkmJvw
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.