Lajmet e fundit

Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure ka nënshkruar kontratë të re një vjeçare me klubin nga Premier League.
34 vjeçari ka zhvilluar 299 ndeshje për The Citizens që prej kur aty kaloi nga Barcelona më 2010, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Herët në sezonin që shkoi, Toure ishte lënë jashtë për Champions League dhe menaxheri Guardiola kishte pasur mos pajtueshmëri me agjentin e futbollistit, Dimitri Seluk.
“Jam i entuziazmuar. Ju tregoj se rrugëtimi im te City ende s’ka mbaruar”, ka thënë Toure për faqen zyrtare të klubit.