Lajmet e fundit
Lojtari nga Bregu i Fildishtë mendon se titujt janë të domosdoshëm pas transfereve të shumta gjatë verës.

Yaya Toure ka thënë se Manchester City nuk ka justifikim nëse nuk fiton trofe këtë sezon, pas përforcimit të radhëve me disa lojtarë të mëdhenj.
City transferoi Raheem Sterlingun, Kevin De Bruynen dhe Nicolas Otamendin për të forcuar skuadrën pas edicionit shterpë.
Prandaj Toure mendon që këtë radhë nuk ka arsyetime për mossukses.
“Ky klub ka kohë që ka qenë në hije dhe këtë vit nuk kemi arsyetime. Kemi transferuar disa lojtarë të mrekullueshëm dhe jemi të uritur për sukses”.
“Me gjithë kapacitetet që kemi nuk ka arsyetim për mossukses”.