Lajmet e fundit
Mesfushori i Manchester Cityt mendon se FIFA duhet të jap dy shpërbilme – por mendon se ish-bashkëlojtari i tij gjithmonë do ta merrte njërin.

Yaya Toure ka thënë se Lionel Messi gjithmonë meriton Topin e Artë para yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Të dy, edhe Messie dhe Ronaldo, janë nominuar nga FIFA për çmimin e këtij viti, bashkë me mesfushorin e Manchester Cityt, Yaya Toure.
Dhe ndërsa e pranon se dhënia e dy çmimeve do të lehtësonte gjithçka, Toure ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij tek Barcelona e meriton atë trofe përherë.
“Megjithëse Cristiano Ronaldo ka pasur një vit të shkëlqyeshëm, unë do të votoja për Messin. Jo vetëm për shkak të raporteve që kam me të, por edhe sepse mendoj që është mbi të gjithë”.
“Në fakt, me këto dy “bisha” që shkëlqejnë secilin vit, duhet të jepen dy Topa të Artë”.