Lajmet e fundit

Ekipi Olympiacos, kanë nënshkruar marrëveshjen për transferimin e lirë të futbollistit, Yaya Toure.
Ylli i bregut të fildishtë është kthyer në klubin nga i cili u nis për në Monako në vitin 2006, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Kjo ndodhi vetëm pesë ditë pasi agjenti i tij ka konfirmuar se ai kishte përfunduar testet mjekësore në Londër.
Toure, i cili u largua nga ekipi i Mançester City në fund të sezonit të kaluar, ka bërë të ditur se ka hedhur poshtë ofertat nga ekipet e tjera në Europë, Azi dhe Shtete të Bashkuara në mënyrë që të kthehej sërish në Athinë.