Lajmet e fundit
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, ndjehet i rifreskuar dhe me shpresë se kjo energji do t’i ndihmojë që ta kthejë titullin e Premier Ligës në Etihad Stadium.

Toure, 32 vjeçar, pati paraqitje mikse në sezonin e shkuar, derisa Manchester City dështoi të mbrojë titullin.
Pas një sezoni pa trofe, Toure thotë se do që të luajë secilën ndeshje dhe të sezonit të ri.
“Ndihem si 20 vjeçar pas gjithçkaje që klubi dhe fansat kanë bërë për mua. Dua që të luftoj deri në minutën e fundit”.
“Ata e meritojnë. Kemi shumë caqe këtë vit, ta shohim si do të përfundojë”.
“Pse të pushoj? Ndjehem i ri dhe dua që të luaj më shumë. Në futboll gjithçka ka të bëjë me të qenit garues”.