Lajmet e fundit
Ish mbrojtësi i Gunners beson se kalimi nga Highbury në Emirates i kushtoi skuadrës me disa tituj të Premierligës.

Kolo Ture ka thënë se Emirates Stadium është arsyeja e dështimit 10 vjeçar të Arsenalit në Premierligë.
Gunners luanin në Highbury para se të kalonin në stadiumin e ri në vitin 2006.
Titulli i fundit për skuadrën e Arsene Ëenger ishte ai i edicionit 2003-04, të cilin e fitoi me rekord – duke mos u mposhtur në asnjë ndeshje.
Por Toure beson se ndërrimi i stadiumit i ka kushtuar shtrenjtë skuadrë.s
“Nuk jam më brenda, por shumë gjëra kanë ndryshuar. Shumë lojtarë e kanë lënë skuadrën, gjë që filloi me ndërrimin e stadiumit”.
“Gjithçka ndryshoi. U duhej të shkurtonin shpenzimet”.
“Mendoj që kështu humbën shumë lojtarë me përvojë”.
“Ëenger është menaxher i madh, pasi e kthen një futbollist mesatar në një yll”.
“Ai e ka bërë këtë gjë me George Wean, Patrick Viera, Thierry Henry dhe me mua po ashtu”.