Dy nga strategët më të mirë të lojës moderne do të shkojnë ballë për ballë në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën.
Tuchel po kërkon titullin e tij të parë në Ligën e Kampionëve, pasi humbi ndaj Bayern Munchen me Paris Saint-Germain në finalen e sezonit të kaluar, ndërsa Guardiola po synon titullin e tretë, shkruan Euro Sport, transmeton Klan Kosova.
Por, menaxheri i Chelseas tha se ishte e gabuar të shihet ndeshja si një përplasje midis tij dhe shefit të Manchester Cityt.
"Unë kurrë nuk do të mendoj se jam unë kundër Pep, ne nuk kemi një ndeshje tenisi nesër. Pep do të përgatisë ekipin e tij dhe unë do ta përgatis timin në mënyrën më të mirë të mundshme."
Chelsea ka mposhtur dy herë Cityn që kur Tuchel mori drejtimin e klubit londinez në janar, duke fituar në gjysmëfinalen e Kupës FA dhe më pas në Premier League në Stadiumin Etihad.
Por, Tuchel nuk ka frikë në lidhje me madhësinë e asaj me të cilën përballet skuadra e tij kundër kampionëve të Premier Ligës në Porto.
"Ne kemi pasur dy përvoja në dy gara të ndryshme kundër Cityt. Dy ndeshje të ndryshme me dy formacione të ndryshme. Ne kemi përvojën se sa të guximshëm duhet të luajmë në zona të caktuara të lojës," tha ai në një konferencë për media.
"Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Cityt, Bayernit ose Barcelonës kur Pep është menaxheri. Ai krijon besim dhe sukses të madh dhe ka një mentalitet të madh fitues," tha Tuchel për Guardiola i cili ishte në krye të Bayern para se të bashkohej me City në 2016.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.