Lajmet e fundit

Legjenda Francesco Totti ka folur në lidhje me avancimin e Romës në finalen e Conference League.
Totti bëri të ditur se do të jetë i pranishëm në “Air Albania”, transmeton Klankosova.tv.
"Ne nuk kemi luajtur një finale për një kohë të gjatë. Është thelbësore për ne që të ngremë një trofe dhe ne do të shkojmë atje në Tiranë, të etur dhe të gatshëm për të luftuar deri në fund", tha ai.
“Po, do të jem në Tiranë”, u përgjigj ai kur u pyet nëse do të merrte pjesë në ndeshjen e madhe kundër Feyenoordit.
“Roma mund të përmirësohet me transferimet e duhura. Ne kemi një nga trajnerët më të fortë në botë që di të menaxhojë lojtarët e tij dhe e di se me kë të nënshkruajë,” vazhdoi ai.
Kujtojmë, Roma do të luajë me Feyenoordin në finale të Conference League.