Lajmet e fundit

PSV dhe Tottenham kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 2-2, në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Mysafirët qysh nga fillimi ishin më të mirë duke pasur në favor posedimin e topit dhe duke krijuar disa raste shënimi, njofton Klan Kosova.
Me gjithë dominimin e mysafirëve ishin vendasit ata që shënuan të parët me anë të Hirving Lozano në minutën e 30’ të takimit.
Por gëzimi i holandezëve zgjati vetëm nëntë minuta, sepse ishte Lucas ai që barazoi rezultatin në 1-1.
Pjesa e dytë nisi me ofansivën e anglezëve, të cilët golin e avantazhit e gjetën në minutën e 55’, kur Herry Kane shënoi për 1-2.
Kur të gjithë mendonin se Gjelat arritën të marrin tre pikë, në minutën e 87’ në skenë u shfaq de Jong i cili ekipit të tij i siguroi një pikë të vlefshme në garë për vendin e tretë në grupin B.
Të dy skuadrat tashmë kanë nga një pikë dhe renditen në pozitën e tretë përkatësisht të katërt.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar nga ora 18:55, mes Club Brugge dhe Monacos poashtu ka përfunduar baraz me rezultat 1-1.