Lajmet e fundit

Tottenhami ka shënuar fitore ndaj Nottingham Forestit, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 27-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Harry Kane, në minutën e 19’. Kane realizoi edhe njëherë në minutën e 35’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Son Heung-min shënoi golin e tretë për vendasit. Golin e vetëm Foresti e realizoi në minutën e 81’, me anë të Joe Worrall.