Lajmet e fundit

Mauricio Pochettino e ka pranuar që Tottenham Hotspur ka interesim për futbollistin Keita Balde.
23 vjeçari ishte pjesë e të rinjve të Barcelonës para se të kalonte te Lazio më 2013, dhe më pas te Monaco vitin e kaluar.
Senegalezi iu bashkua Interit në formë huazimi këtë verë, dhe sonte luan pikërisht kundër Spurs në Ligën e Kampionëve.
“E ndjek që kur u rrit te Barcelona, sa isha te Espanyol. Ai është një lojtar me një profil interesant për ne, e desha atë por më pas ai e zgjodhi Monaco-n”, ka thënë ai.