Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur ka siguruar marrëveshjen e re me Destiny Udogie, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Londinezët janë të kënaqur me paraqitjet e anësorit italian, duke rritur pagën e tij në kontratën e re që do të jetë afatgjatë.
Udogie këtë sezon me Tottenham është paraqitur në 14 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar një gol dhe dy asiste.