Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore ndaj West Bromwich Albion me rezultat 2:0 në kuadër të Premier Ligës.
Harry Kane realizoi golin e parë në minutën e 54-të pas asistimit nga Pierre-Emile Kordt Hojbjger.
Nuk shkoi shumë kohë, dhe pas katër minutash Son Heung-Min dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Lucas.
Me këtë fitore, Spurs tubojnë 36 pikë në pozitën e shtatë në tabelë, përderisa WBA-ja ndodhet në vendin e parafundit me 12 pikë.