Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur ka nënshkruar me dy lojtarë gjatë ditës së sotme.
Spurs nënshkroi me sulmuesin argjentinas Alejo Véliz nga Rosario Central të martën, pasi më herët njoftoi për ardhjen e qendërmbrojtësit holandez Micky van de Ven nga skuadra gjermane Wolfsburg.
Klubi i Premier League tha se qendërsulmuesi 19-vjeçar Veliz dhe holandezi Van de Ven, 22 vjeç kishin rënë dakord deri në vitin 2029, shkruan ESPN, transmeton Klankosova.tv
Veliz i bashkohet skuadrës së Ange Postecoglou pasi bëri 62 paraqitje dhe shënoi 19 gola në të gjitha garat për Rosario që nga debutimi i tij në 2021, kurse u raportua se Spurs paguan 17 milionë euro për shërbimet e tij.
Van de Ven u transferua në Ëolfsburg në vitin 2021 dhe bëri 41 paraqitje për skuadrën e Bundesligës në të gjitha garat, ndërsa gjithashtu u paraqit për ekipin e Holandës U-21 11 herë.
Ndërsa sipas Skysports, Spurs kanë paguar 34.5 milionë euro për shërbimet e tij.