Lajmet e fundit
Raportohet se Tottenham Hotspur ka ofruar në drejtim të Juventusit 15 milionë euro për sulmuesin Fernando Llorente.

Ai u transferua nga Atletico Madrid para dy viteve ndërsa tash pritet të largohet.
Për të marrë shërbimet e tij në Angli, më seriozët janë Spurs ndërsa edhe oferta e tyre është ajo që Juve kërkon për të.
Për Llorenten interesim kanë shprehur edhe Arsenal dhe Liverpool.
Spanjolli ka realizuar 27 gola në 90 ndeshje për Zonjën e Vjetër.