Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur do të transferojë një qendërmbrojtës, ka konfirmuar trajneri i këtij ekipi, Ange Postecoglou.
"Po do të bëjmë diçka në atë fazë, nuk është sekrete. Aty e kemi vëmendjen, definitivisht. Jemi duke punuar për këtë tash e një kohë dhe duhet ta përfundojmë sa më shpejtë të jetë e mundur", tha Postecouglou.
Ange Postecoglou është emëruar trajner i londinezëve në fillim të korrikut me kontratë katër vjeçare, pas dy sezoneve të kaluara si trajner i Celtic në Skoci.