Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur thuhet se është në bisedime me Atalantan rreth portierit Pierluigi Gollini, por ka klube të tjera të mëdha të gatshme për të garuar për nënshkrimin e tij.
Drejtori i ri sportiv në Spurs, Fabio Paratici, dëshiron ta sjellë Gollinin në Londër, sipas Calciomercato.com.
Atalanta e transferoi Juan Musso për 20 milionë euro nga Udinese këtë muaj dhe duket se po planifikon ta largojë Gollini, i cili ka qenë në shënjestër nga disa ekipe në Evropë.
Paratici thuhet se ka pyetur për Gollini, i cili më parë kaloi kohë në akademinë e Manchester United dhe me Aston Villa në Angli
Spurs janë duke shikuar për 26 vjeçarin si mundësi për ta zëvendsuar Hugo Lloris që ka vetëm një vit në kontratën e tij, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Raportimet pretendojn se Spurs shpresojnë të nënshkruajnë Gollini si huazim, ndoshta për dy sezonet e ardhshme, me një mundësi për të blerë portierin e lindur në Bolonjë.
Atalanta janë më të gatshëm ta lënë lojtarin të largohet në një transferim të përhershëm ose në një marrëveshje huazimi me detyrim për të blerë.
Interesim ka edhe nga klubet e tjera si Interi dhe Atletico Madrid, ndërsa kontaktet me Tottenham janë duke vazhduar me vullnetin për të gjetur një zgjidhje që mund të kënaq të tre palët e përfshira.