Lajmet e fundit
Skuadra që drejtohet nga Mauricio Pochettino u tregua më e fortë se të përzgjedhurit e Arsene Wenger, duke marrë kështu tre pikët nga kjo xhiro e Premierligës

Tottenham Hotspur ka mposhtur Arsenalin me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e xhiros së radhës të Premierligës.
Pavarësisht rasteve të shumta përgjatë 90 minutave, u shënua vetëm një gol. Sulmuesi në top formë, Harry Kane, ishte ai që shënoi golin e tri pikëve në minutën e 49-të.
Topçinjtë patën mundësi të nxjerrin një pikë por në minutën e fundit sulmuesi Alexandre Lacazette humbi një rast ideal për barazimin e rezultatit.