Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore ndaj Nottingham Forestit me rezultat 2-0., në kaudër të xhiros së 17-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e ka realizuar Richarlison, në minutën e 47', duke shkuar Spursat në pushimin në mes pjesëve në epërsi prej një goli.
Në pjesën e dytë, Foresti e barazoi rezultatin me anë të Anthony Elangas, në minutën e 58', por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Spursat e vulosën fitoren me golin e dytë në minutën e 65', me anë të Dejan Kulusevskit.
Pesë minuta më vonë Tottenhami mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Yver Bissoumas, me karton direkt të kuq.
Tottenhami pas fitores kalon në vendin e pestë me 33 pikë të grumbulluara, teksa Foresti renditet në pozitën e 16-të me 14 sosh. /Klankosova.tv.