Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur e ka kontaktuar Stuttgart-in lidhur me mundësinë e transferimit të mbrojtësit të tyre, Benjamin Pavard, raporton TEAMtalk.
Kampioni i Botës me Francën ka impresionuar me paraqitjet e tij në këtë turne, e që kulmoi me ngritjen e kupës të dielën e kaluar.
Pasi që Toby Alderweireld pritet të largohet, klubi nga Londra po shpreson që ta sjellë në radhët e veta Pavard-in, i cili mund të luajë në disa pozita në vijën e mbrojtjes.