Lajmet e fundit

Trajneri i ekipit anglez West Ham, Steve Bruce, ka thënë se Tottenham Hotspur do të arrinte të siguronte shërbimet e Jack Grealish nëse ofertën për të do ta bënte më herët.
“Është e drejtë të thuhet se ne ishim në një pozitë financiare aq të keqe saqë sikur Tottenham të bënte punën e vetë më herët, unë jam i sigurt se ai tani do të ishte lojtar i tyre”, u shpreh Bruce.
Madje gjendja financiare e klubit anglez sipas tij ishte edhe më keq.
“Para mbylljes të gjithë ishin në shitje, aq e rëndë ishte situata”, përfundoi ai.
Tottenham ditën e mbylljes së afatit kalimtar ofertoi 20 milionë euro për anësorin Grealish, por kjo vonesë u kushtoi atyre me mosblerjen e tij.